Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

UNICEF: Mbi 50 për qind e fëmijëve deri në 6 vjeç nuk ndjekin çerdhet

UNICEF-i bën thirrje për qasje më të gjerë në arsimin parashkollor, ndërsa ministrat përmendin prioritetet institucionale.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Mbi gjysma e fëmijëve deri në moshën gjashtëvjeçare në Maqedoninë e Veriut nuk ndjekin institucionet e kujdesit parashkollor, ka paralajmëruar UNICEF-i me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve. Organizata ka kërkuar qasje më të gjerë në edukimin parashkollor cilësor dhe gjithëpërfshirës, duke nënvizuar se investimet në zhvillimin e hershëm janë vendimtare për të ardhmen, veçanërisht në kushtet e rënies së natalitetit. Shënimi i kësaj dite u shoqërua edhe me një ngjarje simbolike të rënies së ziles në Bursën e Maqedonisë.

UNICEF: Mbi 50 për qind e fëmijëve deri në 6 vjeç nuk ndjekin çerdhet
Foto: tetovasot.com
Video · YouTube ↗

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Velkovski, deklaroi se përmirësimi i qasjes dhe cilësisë së kujdesit parashkollor paraqet një ndër prioritetet më të rëndësishme të dikasterit që drejton. «Vitet e para të jetës janë themeli mbi të cilin ndërtohen personaliteti, aftësitë, vetëbesimi dhe e ardhmja e çdo fëmije», u shpreh Velkovski, duke shtuar se investimi në fëmijërinë e hershme ndikon te individi dhe te prosperiteti i mbarë shoqërisë. Ndërkaq, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, theksoi se çdo fëmijë duhet të pajiset me mundësinë për të zhvilluar potencialin e vet brenda një mjedisi që e inkurajon të hulumtojë e të besojë në aftësitë e tija.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Gjakovës 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme