Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Kasami inspekton fillimin e asfaltimit në Tetovë

Punimet do të përmirësojnë infrastrukturën dhe kushtet për banorët

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës në lagjen Dardania. Sipas Kasamit, pas përfundimit të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe rregullimit të anësoreve, tashmë kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës, projekt që do të përmirësojë infrastrukturën dhe kushtet për banorët e kësaj lagjeje.

Kasami inspekton fillimin e asfaltimit në Tetovë
Foto: Pixabay

“E premtuam dhe sot po e realizojmë. Aty ku të tjerët nuk kanë prekur asgjë, ne po ofrojmë kushte më të mira për qytetarët”, është shprehur Kasami.

Kasami theksoi se Komuna e Tetovës do të vazhdojë me realizimin e projekteve infrastrukturore, duke shtuar se me punë konkrete po vazhdon transformimi i qytetit, hap pas hapi.

Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/kasami-inspekton-fillimin-e-asfaltimit-ne-lagjen-dardania-po-e-transformojme-tetoven-hap-pas-hapi/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme