Karakaçi: Buxheti i shtetit financon zgjerimin e superstradës Tiranë–Durrës
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës zbulon projektet e reja rrugore për vitet në vijim.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
ELBASAN — Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka njoftuar se buxheti i shtetit do të mbulojë financimin e plotë të zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës deri te Ura e Dajlanit. Gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit”, ai deklaroi se në kuadër të programit 2027–2029 synohet që Autoriteti Rrugor Shqiptar të kontraktojë çdo vit nga gjashtë deri në shtatë kilometra vijues për të lehtësuar qarkullimin e trafikut. Sipas tij, në listën e investimeve janë shtuar edhe akse të reja si ai Berat-Skrapar, si dhe hyrjet veriore e verilindore të Tiranës, ku e para anashkalon qytetin e Kamzës ndërsa e dyta lidh Rrugën e Arbërit me hyrjen verilindore të kryeqytetit.
Sa i përket Elbasanit, ministri tha se është vendosur që ndërtimi i bypass-it të financohet nga buxheti shtetëror, pasi kjo ndërhyrje është bërë e menjëhershme për shkak të vonesave që krijohen gjatë fundjavave dhe sezonit turistik në zonën ku përfundon autostrada Tiranë-Elbasan. Karakaçi njoftoi se janë kontraktuar tashmë dy kontratat e para për këtë bypass, ndërsa brenda vitit 2027 do të financohet tërësisht edhe segmenti Kombinat-Plepa. Në këtë të fundit janë ndërtuar pesë kilometrat e para, janë lidhur kontratat për dhjetë kilometrat pasuese dhe puna në terren ka nisur, kurse dhjetë kilometrat e mbetura deri në Plepa janë parashikuar për investim në vitin 2027.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar