Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Pse kandidatët e PD janë njoftuar më përpara?

Sali Berisha theksoi se është kundër lobimit brenda partisë, por mund të zvogëlohet

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD janë njoftuar më përpara, por jo publikisht me qëllim që të zvogëlohej në maksimum lobimi.

Pse kandidatët e PD janë njoftuar më përpara?
Foto: Sali Berisha 2025 / Wikimedia Commons

Berisha theksoi se është kundër lobimit brenda partisë, ndonëse është një proces që s’mund të ndalohet, por të zvogëlohet. Pyetje: Edhe një pyetje tjetër zoti Berisha.

Ka nga ata që krahasojnë sjelljen tuaj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kur prezantoni kandidaturat për sekretariatet, me atë që bën Edi Rama kur i njofton ministrat aty në sallë se do jenë ministra.

E krahasojnë këtë me njoftimin që ju bëni… Sali Berisha: Jo, e kanë marrë më përpara vesh. Pyetje: Sa orë përpara zoti Berisha? Sali Berisha: Tani sa orë përpara e dinë ata.

Ka një moment, do t’jua them haptas. Për zvogëlimin se s’ka asnjë arsye tjetër, por për zvogëlimin në maksimumin e mundshëm të lobimit, që nuk e përjashton dot kurrë, por mbahet një rezervë, se për mua unë mund t’jua kisha dhënë ju që në mëngjes.

Por problemi i lobimit nuk është se nuk është një problem shqetësues. Pyetje: Jeni kundër lobimit brenda partisë? Sali Berisha: Jam kundër, por nuk e ndalon dot, nuk e ndalon dot absolutisht.

Unë nuk di një mekanizëm ta ndaloj, po mund ta zvogëlosh atë. Kështu që e vetmja gjë, në qoftë se ka mbetur ndonjë njeri që e ka marrë vesh në sallë, kjo është habi sepse ata që kur i kanë marrë nga unë ka patur një porosi të prerë që të njoftohen që të gjithë paraprakisht.

Burim: Opinion,
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme