Vazhdo leximin
e shtunë, 24 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kamberi thotë se synohet fuqizimi i shqiptarëve në parlamentin serb

Udhëheqësit politikë të Luginës bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet parlamentare në Serbi me listë të përbashkët.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Udhëheqësit politikë në Luginën e Preshevës, të cilët garojnë me një listë të përbashkët, u kanë bërë thirrje qytetarëve që t'i përgjigjen votimit për zgjedhjet parlamentare në Serbi. «Shtruarja edhe më tejshme e kërkesave tona, që janë një vazhdimësi e kërkesave që nga 2001, 2009, 2013, 2022, në raport me qeverinë e re, në raport me ndërkombëtarët dhe sidomos në proces të lobimit për të drejtat e shqiptarëve, janë ato fusha të cilat do të orientohemi dhe do të organizohemi të punojmë si deputetë të nesërm, pra, në parlament», ka deklaruar Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik.

Kamberi thotë se synohet fuqizimi i shqiptarëve në parlamentin serb
Foto: Wikimedia Commons
Video · Klan Kosova · YouTube ↗

Visar Mehmeti, kryetar i Alternativës për Ndryshim, theksoi se partitë janë bërë bashkë pas gjashtë viteve dhe shprehu bindjen se mund të arrihet sërish mandati i tretë në parlamentin e Serbisë. Ndërkaq, Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, ftoi popullin shqiptar që të dalë masovikisht dhe të votojë për Koalicionin Shqiptar me numrin 17. Edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, vlerësoi se ky bashkim synon rritjen e numrit të deputetëve për të sensibilizuar më gjerësisht problemet e banorëve të kësaj zone, ndërsa Këshilli Kombëtar Shqiptar po ashtu ka lëshuar apel për pjesëmarrje në votime.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 24 kamera →