Haradinaj: Dilni në zgjedhje në Serbi për kandidatët shqiptarë
Daut Haradinaj kërkon nga qytetarët e Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u ka bërë thirrje banorëve të Luginës së Preshevës që të dielën të marrin pjesë në zgjedhjet në Serbi dhe të mbështesin kandidatët shqiptarë. Përmes një apeli publik, ai e ka cilësuar këtë ngjarje si një mundësi historike për të siguruar përfaqësim politik në Parlamentin e Serbisë.
«Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës, vëllezërit tanë, të dielën e keni një rast historik që të përfaqësoheni në Parlamentin e Serbisë», ka deklaruar Haradinaj, duke shtuar se qytetarët duhet të dalin masivisht në vendvotime për të ngritur zërin e tyre.