Vazhdo leximin
e shtunë, 24 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Protesta kombëtare në Tiranë: Studentët, pedagogët dhe diaspora kërkojnë dorëheqjen e…

Kryeqyteti bëhet gati për tubimin kombëtar të studentëve, ndërsa në mbështetje dalin pedagogët, mjekët, artistët dhe diaspora.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Protesta e studentëve kundër qeverisë ka marrë përmasa kombëtare, ndërsa të rinj nga qytete të ndryshme po organizohen për t’iu bashkuar tubimit në Tiranë. Kjo e shtunë shënon ditën e dymbëdhjetë të protestës studentore, e cila ka gjetur mbështetjen e pedagogëve, mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, artistëve dhe përfaqësuesve të sindikatave, përfshirë Sindikatën e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë, e cila ka ftuar anëtarët të mblidhen në orën 11:00 përpara Kryeministrisë. Gjithashtu, në shesh pritet të mblidhen edhe shqiptarët nga diaspora.

Protesta kombëtare në Tiranë: Studentët, pedagogët dhe diaspora kërkojnë dorëheqjen e…
Foto: panorama.com.al
Video · Euronews Albania · YouTube ↗

Pedagogët janë njoftuar të mblidhen pranë Universitetit Politeknik, ndërsa në orën 14:00 është paralajmëruar bashkimi i grupeve të studentëve përpara Kryeministrisë. Pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për dialog, protestuesit vijojnë të këmbëngulin te kërkesa për dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie tranzitore, duke kërkuar përgjegjësi politike për situatën e krijuar.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 25 kamera →