Duncan: Pasojat e vendimit të Hagës po bëhen më serioze
Ish-këshilltari i Wesley Clark thotë se pakënaqësia popullore pas vendimit të Hagës ka nxitur valë protestash dhe thirrje për bashkim.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë luftës në Kosovë, britaniku John Duncan, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Duncan, i cili ka dëshmuar në Hagë në kuadër të mbrojtjes, ka vlerësuar se pakënaqësia popullore në Kosovë ka sjellë një valë protestash që po vazhdojnë prej gjashtë ditësh.
Në një postim në platformën X, ai ka thene se kjo pakënaqësi ka rikthyer edhe thirrjet për bashkimin e shqiptarëve. Duncan ka paralajmëruar se pasojat e aktgjykimit dënues po bëhen gjithnjë e më serioze, duke ngritur shqetësime për zhvillimet e mëtejshme në vend.
“Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përtërira për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan në X.