Jashari i dorëzon uniformën e FSK-së presidentes Shiroka-Pula
Komandanti i FSK-së priti në takim presidenten Shiroka-Pula, e cila zhvilloi vizitën e saj të parë zyrtare në këtë institucion.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim presidenten e Republikës dhe komandanten supreme të FSK-së, Justina Shiroka-Pula, në kuadër të vizitës së saj të parë zyrtare në këtë cilësi. Gjatë këtij takimi, Jashari i dorëzoi presidentes uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës me emrin e saj.
Gjatë bisedës, gjenerallejtënant Jashari e njoftoi presidenten Shiroka-Pula për të arriturat, procesin e zhvillimit dhe avancimit të FSK-së, si dhe për progresin e arritur në ngritjen e kapaciteteve profesionale, operacionale dhe ushtarake. Ajo u njoh gjithashtu me procesin e transformimit, modernizimin dhe vizionin për zhvillimin e mëtejmë të Forcës.
Në përfundim të takimit, komandanti i FSK-së e falënderoi presidenten për vizitën dhe interesimin e treguar, duke ritheksuar përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit në përmbushjen e misionit dhe detyrave kushtetuese në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


