Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Tensione dhe përplasje fizike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Debati për financimin e klubeve sportive eskalon në përleshje fizike mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

MITROVICË — Seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut është shoqëruar me tensione të larta dhe shtyrje fizike mes asamblistëve. Incidenti fillimisht ka nisur si një përplasje verbale rreth çështjes së financimit të klubeve sportive, ndërmjet drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, dhe asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Berisha. Gjatë debatit, Asllani i është drejtuar Berishës me fjalët «Hajde jashtë», pas së cilës ky i fundit është nisur drejt korridorit për të dalë nga salla.

Tensione dhe përplasje fizike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Jugut
Foto: epokaere.com

Te dera e sallës, asamblisti Berisha është përfshirë në një përleshje fizike me Mon Nezirin, i cili është shofer i kryetarit të komunës, Faton Peci. Konflikti është përhapur shpejt, pasi në përplasje janë përfshirë edhe asamblistët e tjerë. Pas incidentit, zyrtarë dhe përfaqësues të ndryshëm kanë dalë në korridor për të qetësuar situatën, ndërsa kreu i Komunës, Faton Peci, është parë duke qëndruar brenda sallës së Kuvendit.

Video · YouTube ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 22 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme