Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Janevska: Orët shkurtohen vetëm në fazën e verdhë, shkollat të respektojnë protokollet …

Ministrja e Arsimit Vesna Janevska thekson se mësimdhënia në ditë të nxehta duhet të ndjekë protokollin zyrtar; orët reduktohen vetëm në fazën e verdhë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka deklaruar se mësimdhënia gjatë ditëve me temperatura të larta duhet të organizohet sipas protokollit për veprim në këto kushte. Protokollet janë publikuar në faqen zyrtare të ministrisë dhe janë dorëzuar të gjitha shkollave.

Janevska: Orët shkurtohen vetëm në fazën e verdhë, shkollat të respektojnë protokollet …
Foto: tetovasot.com

Ajo theksoi se orët mësimore shkurtohen vetëm kur shpallet faza e verdhë. Drejtuesit dhe mësuesit duhet t'i përshtasin aktivitetet: nëse është nxehtë, nuk zhvillohet edukata fizike, por nxënësit kanë pushim, artë figurative, muzikë ose aktivitete të tjera. Protokollet përcaktojnë edhe kur të hapen dhe mbyllen dritaret.

Lidhur me pajisjen me kondicionerë, Janevska tha se kdo të sigurohen kur shteti të ketë mundësi financiare të pajisë të gjitha shkollat, duke vepruar sipas prioriteteve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme