Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

IQMT zbulon parregullsi gjatë kontrolleve të reja në bizneset online

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka realizuar mbi 24 inspektime ndaj bizneseve online dhe shërbimeve postare.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka vazhduar aktivitetet inspektuese ndaj bizneseve që operojnë përmes faqeve online, duke mbikëqyrur produktet që transportohen drejt konsumatorëve në të gjithë territorin e vendit. Këto kontrolle terreni po zhvillohen nga dhjetë ekipe të posaçme, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

IQMT zbulon parregullsi gjatë kontrolleve të reja në bizneset online
Foto: epokaere.com

Gjatë mbi 24 inspektimeve të realizuara deri më tani, autoritetet kanë konstatuar disa shkelje ligjore, përfshirë mungesën e kuponit fiskal në produkte të caktuara, si dhe mungesën e deklaracionit të prejardhjes dhe dokumentacionit përcjellës. Inspektoriatët u kanë lënë një afat subjekteve ekonomike për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, ndryshe paralajmërohen masa ndëshkuese dhe sekuestrim i mallit. Aksioni gjithashtu përfshin shqyrtimin e reklamave online dhe trajtimin e ankesave të konsumatorëve, duke u shtrirë përveç tetë komunave kryesore edhe në komunat e rajonit të Dukagjinit si Klina, Istogu, Deçani, Juniku, Rahoveci, Malisheva, Suhareka dhe Dragashi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme