Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

IPK gjen vonesa mbi 11 vjet në ekzekutimin e urdhëresave nga Policia

Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar raportin e inspektimit për zbatimin e urdhëresave të gjykatave, duke evidentuar mangësi dhe dyshime mbi vërtetësinë e raporteve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Inspektorati Policor i Kosovës ka inspektuar 11 stacione policore, duke zbuluar se komunikimi i policisë me gjykatat është jo i rregullt dhe joefektiv, ndërsa në stacionin policor në Gjilan periudha nga lëshimi i urdhëresës deri te njoftimi zyrtar ka tejkaluar 11 vjet.

IPK gjen vonesa mbi 11 vjet në ekzekutimin e urdhëresave nga Policia
Foto: telegrafi.com

Gjatë inspektimit në stacionin policor në Skenderaj, sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, janë gjetur raporte që ngrenë dyshime mbi vërtetësinë e tyre pasi nuk ekzistojnë në dosjet e gjykatave, ndërsa probleme të ngjashme janë vërejtur edhe në stacione të tjera në komunat me shumicë serbe.

Institucioni ka dhënë 11 rekomandime për stacionet policore që të përmirësojnë veprimet për ekzekutimin e urdhëresave dhe të mbajnë komunikim të rregullt me gjykatat.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brod, Dragash 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme