Zhurma Press E Diel · 16 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 07:33 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Çfarë prioritet ka Inspektori i Përgjithshëm për mbrojtjen e mjedisit?

Pse Sula thekson forcimin e mbikëqyrjes dhe kontrolleve për mjedisin?

Redaksia ZHURMA 01:51 Përditësuar 07:17 1 min lexim
Çfarë prioritet ka Inspektori i Përgjithshëm për mbrojtjen e mjedisit?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, vlerësoi sot rëndësinë strategjike të qarkut të Beratit në zhvillimin e turizmit veror dhe atë 12-mujor, si një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike të vendit. Në një prononcim për mediet përpara fillimit të trajnimit të radhës të inspektorëve të qarkut Berat, Sula tha se në fokus të punës së Inspektoratit të Përgjithshëm do të jetë forcimi i mbikëqyrjes dhe kontrolleve për mbrojtjen e mjedisit.

Vëmendje veçantë, sipas tij, do t’i kushtohet ruajtjes së lumenjve, pyjeve dhe ekosistemeve natyrore nga ndikimet e veprimtarive ekonomike, përfshirë aktivitetet e guroreve. Sula bëri të ditur se është ngritur një grup pune për identifikimin dhe analizimin e problematikave konkrete, me qëllim zbatimin e një qasjeje të re në inspektim: kontrolle të bazuara në risk, parandalim të dëmtimeve mjedisore dhe koordinim më të mirë institucional.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/01/sula-mbrojtja-e-mjedisit-prioritet-i-inspektimeve/ — Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm