Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Imeri Stafai: Provimi i jurisprudencës tashmë mund të jepet në shqip

Deputetja e VLEN-it ka folur për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, e ftuar në një emision televiziv, ka diskutuar rreth ndryshimeve në procesin e provimit të jurisprudencës për studentët shqiptarë të drejtësisë. Ajo theksoi se dikur ky provim zhvillohej plotësisht në gjuhën maqedonase, ndërsa tani është krijuar mundësia që të jepet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm.

Imeri Stafai: Provimi i jurisprudencës tashmë mund të jepet në shqip
Foto: zhurnal.mk
Video · Facebook ↗

Gjatë paraqitjes së saj, ajo sqaroi se për dy provimet që do të mbeten në gjuhën maqedonase do të angazhohen përkthyes të kualifikuar për t'i ndihmuar studentët gjatë gjithë procesit. «Është e arritur që nga 100% provimin në maqedonisht ta bëjmë në shqip. Për dy provimet të cilat do të jepen në gjuhën maqedonase do të ketë përkthyes të kualifikuar të cilët do t’ju ndihmojë studentëve», ka deklaruar ajo.

Siç raportoi Zhurma më 15 tetor 2026, deputetja Imeri Stafai ka qenë më parë në qendër të vëmendjes edhe për deklarata të tjera lidhur me qëndrimet e subjektit të saj politik.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme