Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen nga pakujdesia në Deçan

Dy prokurorë të shtetit dhe njësitë e Policisë së Kosovës kanë kryer veprimet e para hetimore

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprat penale "Vrasja nga pakujdesia" dhe "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve", pasi një person humbi jetën nga arma e zjarrit në bjeshkët e Komunës së Deçanit.

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen nga pakujdesia në Deçan
Foto: Aerial View of the Beleg, Bogiq, and Trekufiri Range (Panorama) - Kosovo / Wikimedia Commons

Në vendin e ngjarjes kanë dalë dy prokurorë të shtetit dhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore. Sipas Prokurorisë, provat e siguruara dhe intervistimi i dëshmitarëve okularë krijojnë dyshimin se viktima humbi jetën si pasojë e shkrepjes së armës nga pakujdesia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa arma e dyshuar është sekuestruar dhe ekspertë të balistikës janë angazhuar për ekzaminimet e nevojshme. Hetimet po vazhdojnë në koordinim mes Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Burim: Gazeta Metro

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme