Vazhdo leximin
e diel, 25 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

I mituri plagoset me armë zjarri në Bogovinë të Tetovës

Një 15-vjeçar është dërguar në spital me plagë në bark, ndërsa në polici janë paraqitur babai dhe djali i tij 16-vjeçar.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Qendra Klinike në Tetovë ka pranuar për trajtim një 15-vjeçar nga fshati Bogovinë, i cili kishte marrë plagë nga arma e zjarrit në zonën e barkut. Ngjarja është njoftuar fillimisht në SPB Tetovë, ndërkohë që hetimet në terren janë zhvilluar në prani të përfaqësuesve nga Qendra për Punë Sociale dhe një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Tetovës.

I mituri plagoset me armë zjarri në Bogovinë të Tetovës
Foto: almakos.com

Në stacionin policor janë paraqitur më pas një burrë dhe djali i tij 16-vjeçar, të cilët dorëzuan një armë zjarri pistoletë me karikator të zbrazët. Sipas deklaratës së dhënë nga babai, arma është shkrepur pa dashje nga i mituri. I dyshuari është ndaluar nga autoritetet për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa po kryhen verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgatitjen e kallëzimit përkatës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme