I dyshuari për vrasjen e djalit në Pogragjë mbetet ende në arrati
Kanë kaluar afro dy javë nga vrasja e rëndë në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ndërsa policia vazhdon kërkimet për kapjen e të dyshuarit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Autoritetet ende nuk kanë rënë në gjurmët e Ramiz Arifit, i cili dyshohet se më 11 tetor vrau me armë zjarri djalin e tij, Bajram Arifin.
Pas kryerjes së krimit, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes duke përdorur një veturë, e cila më vonë u gjet nga autoritetet. Megjithëse po punohet intensivisht për të lokalizuar vendndodhjen e tij, kërkimet vijojnë ende pa sukses për kapjen e tij.