Jarinja shënon deri në tri orë pritje për daljen nga Kosova
Zgjedhjet e parakohshme në Serbi kanë sjellë kolona dhe pritje të gjata në disa pika kufitare të vendit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Zgjedhjet e parakohshme në Serbi kanë shkaktuar kolona të shumta në pikat kufitare me Kosovën, ku pritjet më të gjata për të dalë nga vendi janë regjistruar në Jarinjë, ku qytetarët presin deri në 180 minuta dhe kolona e automjeteve arrin në 3 kilometra. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuara më 25 tetor 2026, pritje të konsiderueshme ka edhe në Merdarë, ku koha e pritjes në dalje është 90 deri në 120 minuta me kolonë deri në 3 kilometra, ndërsa për hyrje pritjet atje arrijnë nga 70 deri në 90 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në dalje arrijnë nga 60 deri në 80 minuta me një kolonë rreth një kilometër, kurse në Bërnjak pritjet për hyrje janë nga 20 deri në 50 minuta. Për kamionët, pritjet në hyrje dhe dalje janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa qytetarëve u rekomandohet që para nisjes të informohen për gjendjen e pritjeve në pikat kufitare.