Ndahet nga jeta artisti dhe ish-gazetari ferizajas Nexhat Xhokli
Komuniteti artistik dhe medial në Ferizaj humb artistin dhe ish-gazetarin Nexhat Xhokli, për të cilin janë paralajmëruar homazhe dhe varrimi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
FERIZAJ — Artisti dhe ish-gazetari nga Ferizaj, Nexhat Xhokli, është ndarë nga jeta, duke lënë pas kontributin e tij në fushën e artit dhe gazetarisë. Lajmi për vdekjen e tij ka prekur familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë komunitetin artistik e medial, i cili e ka vlerësuar për përkushtimin ndaj artit dhe kujtimet e krijuara ndër vite. Teatri “Adriana” në Ferizaj ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin artistik, duke përcjellë mesazhin: «U prehtë në paqe. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!».
Ceremonia e varrimit do të bëhet nesër më 26 tetor në ora 15:00, në varrezat e reja të këtij qyteti. Ndërkaq, nga ora 12:00, do të mbahet mbledhje komemorative në sallën e re të teatrit, në objektin e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport në Ferizaj.