Hykmete Bajrami shpall kandidaturën për kryetare të LDK-së, Hoti propozon Shala
Deputetja e LDK-së konfirmon se do të garojë për drejtimin e partisë në 2027 nëse gara do të jetë e hapur, ndërsa Avdullah Hoti propozon Kujtim Shala për kryetar dhe Bajrami për kryeministre.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se do të kandidonjë për kryetare të LDK-së në zgjedhjet e brendshme të planuara për shtator ose nëntor 2027, me kusht se gara të jetë e drejtë dhe e hapur. "Në qoftë se nuk ka ndryshime pozitive, në situatën në të cilën jemi, nëse ka garë fer dhe të hapur unë do të jem njëra prej kandidateve", tha ajo. Bajrami theksoi se nuk do të pranojë të jetë kandidatë e partisë për kryeministre nëse LDK-në do ta udhëhej dikush tjetër.
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka bërë publik një propozim alternativ për lidershipin e ardhshëm: Kujtim Shala të jetë kryetar i LDK-së dhe Hykmete Bajrami bartëse e listës zgjedhore dhe kandidatë për kryeministre. Hoti tha se këta janë "dy emrat më kredibilë" dhe se propozimi nuk përjashton kryetarin aktual Lumir Abdixhiku. Bajrami ka kërkuar më parë dorëheqjen e Abdixhikut, duke referuar se LDK-ja ka dalë e treta tri herë radhaz.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 4 zhvillime
- 8 shtator Hykmete Bajrami shpall kandidaturën për kryetare të LDK-së, Hoti propozon Shala · ky artikull
- 12 tetor Hykmete Bajrami kritikon qeverinë për investimet kapitale
- 25 tetor Hykmete Bajrami kërkon hetim për kontratat njëburimore prej 359 milionë eurosh
- 5 nëntor Hykmete Bajrami konfirmon kandidaturën për kryetare të LDK-së