Xhani: «Kam vrarë mamin tim»
21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij, rrëfen nga spitali se kishte tentuar t’i jepte fund jetës para se të kryente vrasjen.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçare, në Chiari të Italisë, ka rrëfen nga spitali se kishte tentuar t’i jepte fund jetës para se të kryente vrasjen. Ai ka deklaruar se kishte goditur nënën me thikë në kuzhinë, duke i shkaktuar vdekjen. Pas krimit, Xhani u largua nga vendi i ngjarjes dhe për afro 10 orë lëvizi me makinën e tij nëpër provincat e Breshias dhe Kremonës, ende me rrobat e ndotura me gjakun e nënës. Më pas, ndaloi automjetin pranë një patrulle karabinierësh në Kremona dhe tha: «Kam vrarë mamin tim. Në shtëpinë tonë».
Xhani, i cili nuk ka precedentë penalë, është dëshmuar nga gjyqtarët në spital, ku ndodhet i shtruar në repartin e psikiatrisë. Përgjigjet e tij për arsyet e vrasjes kanë qenë të paqarta, duke çuar në transferimin e tij në spital. Ai kishte punuar më parë si punëtor krahu dhe më vonë si kamerier në një restorant Burger King në Rovato. Personat që e njihnin e përshkruanin si një djalë të mbyllur dhe të heshtur.