Holanda heq dorë nga Eurovision 2027 për pjesëmarrjen e Izraelit
Transmetuesi holandez NPO njofton tërheqjen nga Festivali i Këngës në Eurovision për vitin 2027, duke përmendur ndjeshmëritë dhe diskutimet rreth pjesëmarrjes së Izraelit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Holanda ka vendosur të mos marrë pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision të vitit të ardhshëm për shkak të ndjeshmërisë lidhur me praninë e Izraelit në këtë aktivitet. Drejtori i medias i NPO-së, Jurre Bosman, u shpreh: «E dimë prej kohësh që pjesëmarrja e Izraelit shkakton reagime të ndryshme në shoqëri dhe shkakton diskutime dhe përçarje prandaj, pas konsultimit me Bordin e Transmetuesve, NPO ka vendosur të heqë dorë nga pjesëmarrja në vitin 2027».
Kryetari ekzekutiv i NPO-së, Jet de Ranitz, pranoi se ky vendim do të zhgënjejë shumë tifozë, ndërsa shtoi se konkursi do të vazhdojë të transmetohet në kanalet publike. De Ranitz theksoje se aktualisht është shumë herët për të marrë pjesë dhe se për shkak të temave në diskutim është vendosur të bëhet një hap prapa për momentin. Konkursi është përballur me një valë bojkotesh në shenjë proteste ndaj ofensivës në Gaza, e cila u nxit nga sulmet e Hamasit në vitin 2023.
Ndërkohë, transmetuesi publik çek u tërhoq gjithashtu duke përmendur shkurtimet e shpenzimeve, Irlanda ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë, kurse kreu i transmetuesit publik spanjoll ka dalë në favor të një bojkoti.