Mick Schumacher rrëfen mungesën e babait dhe karrierën në automobilizëm
Djali i legjendës së Formula 1 flet për herë të parë për lidhjen e veçantë me të atin dhe sfidat e tij në sport.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Mick Schumacher ka rrëfyer hapur në dokumentarin e Netflix-it, “Schumacher”, rreth marrëdhënies me babanë e tij, shtatë herë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher. Mick ishte vetëm 14 vjeç kur i atij pësoi lëndime të rënda në një aksident me ski në Méribel të Francës, në dhjetor të vitit 2013, ngjarje pas kur Michael Schumacher nuk është shfaqur më publikisht.
Në dokumentarin e realizuar në bashkëpunim me familjen Schumacher, ai ka treguar se sa shumë i mungojnë bisedat me të atin, veçanërisht tani që edhe vetë është bërë pilot profesionist. «Do të hiqja dorë nga gjithçka vetëm që ta kisha këtë mundësi», ka rrëfyer mes tjerash ai, duke theksuar se të dy flasin të njëjtën gjuhë të automobilizmit. Familja e tij prej vitesh mbron me përpikëri privatësinë, ndërsa bashkëshortja Corinna ka shpjeguar se Michael gjithmonë i ka kushtuar rëndësi ndarjes së jetës private nga ajo publike.
Duke ndjekur hapat e të atit, Mick fitoi titullin e kampionit evropian në Formula 3 në vitin 2018 dhe u shpall kampion i Formula 2 dy vjet më vonë, suksese që e dërguan në Formula 1 ku garoi për ekipin Haas. Pavarësisht krahasimeve të shpeshta gjatë karrierës, ai synon të ndërtojë trashëgiminë e tij duke admiruar arritjet e babait, teksa ruan kujtime të bukura fëmijërie nga koha e kaluar me nënën Corinna dhe motrën Gina-Maria.