Si planifikohet hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas me hapje në 2027?
Si do të transformojë linja e re 40-kilometërsh qendrën e Shqipërisë?
TIRANË — Hekurudha Tiranë–Durrës–nyja e Rinasit pritet të jetë plotësisht operacionale në vitin 2027, duke u shndërruar në një nga projektet më të rëndësishme të modernizimit të transportit hekurudhor në vend. Linja e re do të shërbehet nga trena elektrikë dhe do të ndërtohet sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, me synim rritjen e sigurisë, shpejtësisë dhe cilësisë së shërbimit për udhëtarët, njoftoi të martën zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali.
Projekti rehabiliton linjën ekzistuese Durrës–Tiranë dhe ndërton segmentin e ri Domje I/C – Rinas, duke mundësuar një shërbim transporti hekurudhor më të shpejtë dhe më të rregullt midis Tiranës, Durrësit dhe Aeroportit "Nënë Tereza", si dhe duke përmirësuar aksesin në zonat përreth linjës. Kjo do të shërbejë korridorin strategjik midis kryeqytetit, portit dhe Aeroportit.
Bilali theksoi se po bashkëpunon me Swiss Agency for Development and Cooperation (SECO) për transferim ekspertize. Shkëmbimet profesionale mes Hekurudha Shqiptare dhe Swiss Federal Railways (SBB) synojnë transferimin e dijeve nga një prej operatorëve më të zhvilluar hekurudhorë në Evropë, duke arritur standarde më të avancuara europiane.
"Vite më parë transferimi i kapaciteteve shikohej veç me vendet e rajonit apo ekspertiza të huaja që jo gjithmonë reflektonin nevojat e veçanta të vendit tonë. Sot falë marrëveshjeve qeveritare në fuqi dhe stabilitetit të vendit këtë dije e marrim nga kompania shtetërore hekurudhore me performancën ndër më të mirat në Europë", tha ajo.
Paralelisht me infrastrukturën, po forcohen kapacitetet njerëzore për operimin, për shkak të elementëve të avancuar të digjitalizimit që do të përfshihen. Synimi është rritja e sigurisë, shpejtësisë dhe rregulltësisë së shërbimit në këtë aks 40-kilometërsh.
Burim: ATA, https://ata.gov.al/2026/06/17/bilali-hekurudha-tirane-durres-nyja-e-rinasit-operacionale-ne-2027-en/
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.