Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Buxheti 75.4 miliardë lekë për infrastrukturën dhe energjinë në vitin 2027

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë prezantoi projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, duke garantuar investime në të dymbëdhjetë qarqet e vendit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, paraqiti projektbuxhetin e vitit 2027 në Komisionin e Burimeve Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Shifra totale e buxhetit të kësaj ministrie përllogaritet në 75.45 miliardë lekë, fonde që synojnë të mbulojnë plotësisht projektet kyçe në sektorin e energjisë dhe të infrastrukturës.

Buxheti 75.4 miliardë lekë për infrastrukturën dhe energjinë në vitin 2027
Foto: shqiptarja.com
Video · Facebook ↗

Gjatë prezantimit, Karakaçi bëri të ditur se plani parashikon ndërhyrje në akset rrugore, ku përfshihen vazhdimi i punimeve për bajpasin e Elbasanit, përmbyllja e plotë e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës dhe rikonstruksioni i segmentit Kombinat-Ndroq-Plepa. Po ashtu, sektori i ujësjellës-kanalizimeve do të mbështetet me një fond prej 15 miliardë lekësh për realizimin e 14 projekteve për ujësjellës dhe 8 projekte për impiantet e ujërave të ndotura në të 12 qarqet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale pas mbledhjes, Karakaçi u shpreh se «buxheti 2027 garanton financimin e plotë të projekteve prioritare në infrastrukturë dhe energji».

Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme