Inflacioni sjell 5.4 miliardë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2027
Ministria e Financave parashikon se indeksimi me inflacionin prej 2.1% do të gjenerojë të ardhura shtesë për arkën e shtetit përmes tatimeve dhe doganave.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Indeksimi me inflacionin prej 2.1% do të gjenerojë rreth 5.4 miliardë lekë, ose rreth 58 milionë euro, të ardhura shtesë nga tatimet dhe doganat në vitin 2027. Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, kjo rritje e çmimeve ndikon kryesisht përmes TVSH-së dhe vlerës së importeve, duke bërë që arka e shtetit të arkëtojë më shumë edhe pa një rritje të konsumit.
Të ardhurat nga tatimet dhe doganat pritet të arrijnë në 583.5 miliardë lekë, krahasuar me planin prej 536.2 miliardë lekësh të vitit 2026, duke shënuar një diferencë prej rreth 46.9 miliardë lekësh ose një rritje prej 8.7%. Përveç efektit të çmimeve, rritja ekonomike e marrë në masën 2.73% pritet të gjenerojë rreth 13.3 miliardë lekë, ndërsa masat e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave parashikohet të kontribuojnë me rreth 10 miliardë lekë.