Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 11:54 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa SHQ

"Harmonia Albanica" luan "Katër Stinët" e Vivaldit në Shkodër

Koncerti shërbeu edhe si përgatitje për shfaqjen e nesërme në Tuz të Malit të Zi, tha mjeshtri i violinës Lorenc Radovani.

Redaksia ZHURMA 18:05 1 min lexim
"Harmonia Albanica" luan "Katër Stinët" e Vivaldit në Shkodër
FOTO · Foto: Onbekend - Antonio Vivaldi - Bologna Museo Internationale e biblioteca della mus / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKODËR — Ansambli i Harqeve “Harmonia Albanica” interpretoi kryeveprën “Katër Stinët” të Antonio Vivaldit në oborrin e Qendrës Rinore “Arka” në Shkodër, në një koncert që tërhoqi pjesëmarrje të lartë të publikut. Mbrëmja ndërthuri muzikën klasike me atmosferën karakteristike të oborrit shkodran, duke i dhënë publikut një përjetim të veçantë kulturor.

“Këtë vit është planifikuar të interpretohet një nga kryeveprat e letërsisë klasike botërore, e ndërthurur me një koment mbi sonetet që e frymëzuan autorin,” u shpreh Dritan Mlika, udhëheqës artistik i ansamblit.

“Publiku i Shkodrës është shumë i dashur dhe një treg shumë i bukur për artistët,” tha Lorenc Radovani, mjeshtër i violinës, duke shtuar se koncerti shërbeu edhe si përgatitje për shfaqjen e së nesërmes në qytetin e Tuzit, në Mal të Zi.

Burim: Gazeta Tema
— Redaksia ZHURMA

Komentet