Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Shllaku: Kadare i mbivlerësuar, ngriti lart figurën e diktatorit

Shkrimtari Primo Shllaku deklaron se Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli bënë një sakrificë vetëvrasëse gjatë komunizmit.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Në një intervistë dhënë për Top Channel, shkrimtari dhe përkthyesi Primo Shllaku u shpreh se njeh pak shkrimtarë me integritet dhe se periudha e komunizmit përbënte kohën e përdhunimit të ndërgjegjes njerëzore. Sipas tij, autorë si Ismail Kadare apo Dritëro Agolli ndërmorën një sakrificë vetëvrasëse nga ana intelektuale, pasi çdo dalje me vepra para publikut nuk përkonte me mendimet vetjake. I pyetur drejtpërdrejt nëse e konsideron Ismail Kadarenë të mbivlerësuar, Shllaku u përgjigj se «kadareja patjetër që është i mbivlerësuar, sepse sikurse thotë dhe Lasgush Poradeci, Ismaili ka qënë muzë shtetnore, ai ka ngrit larg figurën e diktatorit». Ai shtoi se ndonëse Kadare mbetet shkrimtar race, sakrifikoi shumë nga vetja e vet përmes veprave si «Dimri i madh» apo «Koncert në fund të Dimrit», duke besuar se sistemi do të mbetej i përjetshëm.

Shllaku: Kadare i mbivlerësuar, ngriti lart figurën e diktatorit
Foto: javanews.al

Duke folur për publikimin e videove intime të kohëve të fundit, Shllaku theksoi se ato shërbejnë si mjet për të tërhequr vëmendjen nga pakënaqësia e qytetarëve ndaj klasës politike. Sipas tij, «populli shqiptar asht ende e uritur seksualisht dhe e vetmja mënyrë për ta devijuar vëmendjen është për t'i hedh një copë skandali seksual» në një periudhë kur qeveria kalon në një krizë të madhe kontestacioni nga publiku.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme