Luzati, nga arti bashkëkohor te bukuritë e Malit të Buzë Bredhit
Fshati i Tepelenës ofron atraksione kulturore dhe natyrore, nga qendra LuzatArt te monumentet e natyrës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Fshati Luzat, i vendosur rreth katër kilometra pas Tepelenës në rrugën drejt Gjirokastrës, përbën një zonë të fshehur me vlera të veçanta kulturore dhe natyrore. I shtrirë në këmbën e maleve mbi 1500 metra lartësi, fshati ruan shtëpi të vjetra dhe tradita të hershme labe, ndërsa numëron vetëm pesë shtëpi të banuara kryesisht nga të moshuar. Vizitorët mund të vizitojnë shtëpinë-muze të familjes Kalo, e cila ekspzon objekte të përditshme dhe dokumente historike që dëshmojnë kontributin e zonës.
Çdo vit në muajin gusht, shkolla e vjetër e fshatit të shndërruar në qendrën rajonale LuzatArt mirëpret artistë nga vendi, Ballkani Perëndimor dhe bota. Këta krijues lënë pas vepra të përhershme si instalacione, skulptura dhe piktura murale, ku spikat vepra «Hëna» e artistit italian Giorgio Rizzo, duke e shndërruar Luzatin në një muze arti në natyrë.
Përtej artit, zona ofron shtigje malore që të çojnë te Mali i Buzë Bredhit, i njohur nga vendasit si Mali i Buzë Derrit, ku spikat Bredhi i Bardhë me statusin Monument Natyre, si dhe Ujëvara e Luzatit e përbërë nga tri ujëvara të njëpasnjëshme që gurgullojnë gjatë gjithë vitit.