Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Enjte · 30 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Haradinaj: konsullata serbe në Shkodër, 'projekt politik serbomadh'

Ish-ministrja thotë se hapja s'barazohet me reciprocitetin e kërkuar për konsullatë shqiptare në Bujanoc dhe nuk ka bazë demografike a historike.

Redaksia ZHURMA Përditësuar 18:25 + Ruaj
Haradinaj: konsullata serbe në Shkodër, 'projekt politik serbomadh'
FOTO · Foto: Bundesministerium für europäische und internationale Angeleg / Wikimedia Commons

TIRANË — Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, ka kundërshtuar ashpër raportimet për një marrëveshje në parim mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc. Përmes një postimi në Facebook, ajo e cilësoi konsullatën serbe në Shkodër "projekt politik serbomadh".

Sipas Haradinajt, vendosja e një konsullate serbe në Shkodër nuk mund të konsiderohet reciprocitet me kërkesën për konsullatë shqiptare në Bujanoc, ku jeton një komunitet i madh shqiptar. Ajo thotë se hapja nuk mbështetet në asnjë nevojë reale konsullore, as në peshën demografike të komunitetit serb apo në histori.

"Konsullata serbe në Shkodër është një projekt politik serbomadh, që nuk mbështetet në asnjë nevojë reale konsullore. Nuk justifikohet nga pesha demografike e komunitetit serb, nga historia apo nga interesi kombëtar shqiptar", ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se Serbia nuk mund të kërkojë privilegje diplomatike të reja në hapësirën shqiptare derisa vazhdon të mos njohë Kosovën dhe të mohojë krimet e luftës.

Haradinaj përmendi edhe zbulimin e fundit të mbetjeve mortore në Kalludër të Zubin Potokut, duke pyetur nëse autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme, ndërsa Serbia ende s'është përballur me përgjegjësinë për krimet e luftës në Kosovë. Ajo kërkoi që Shqipëria të mbrojë interesin kombëtar dhe të mos legjitimojë strategjinë e Beogradit.

Burim: Lajmi.net
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →