Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera
Analizat e reja të ADN-së konfirmojnë identitetin e tre personave të zhdukur nga Grupi i Intelektualëve.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Analizat e reja të ADN-së nga zhvarrosjet në Kalludër dhe Jabukë, të pranuara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë konfirmuar identitetin e tre personave të vrarë gjatë luftës. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se në mesin e mbetjeve mortore të gjetura në këto lokacione janë identifikuar Adem Ademi, Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti, të cilët ishin pjesëtarë të «Grupit të Intelektualëve».
Për më shumë se 27 vjet, familjet e tyre kanë kërkuar të mësonin për fatin dhe vendndodhjen e trupave të më të dashurve të tyre. Haxhiu ka theksuar se forcat serbe i kishin vrarë dhe varrosur fshehurazi me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit, duke shtuar se bashkëndjen me familjet që ende presin të kuptojnë për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit.
Haxhiu ka kërkuar që Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera dhe të bëjë publike të gjitha të dhënat që posedon për vendndodhjen e personave të zhdukur, përfshirë edhe lokacionet e varrezave të tjera masive.