Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:10 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa SHQ

Hap i ri në luftën kundër kancerit të pankreasit

Pilula e re mund të dyfishojë mbijetesën e pacientëve me sëmundje metastatike

Redaksia ZHURMA 11:58 Përditësuar 12:21 1 min lexim
Hap i ri në luftën kundër kancerit të pankreasit
FOTO · Foto: Blausen 0699 PancreasAnatomy2 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Një pilulë e re kundër kancerit të pankreasit pothuajse mund të dyfishojë mbijetesën e pacientëve me sëmundje metastatike. Një trajtim i ri eksperimental në formën e një pilule ditore, ka sjellë rezultate premtuese për pacientët me një nga format më agresive të kancerit.

Ilaçi "daraxonrasib" ka treguar se mund të zgjasë ndjeshëm jetën e pacientëve me kancer të pankreasit, duke pothuajse dyfishuar kohën mesatare të mbijetesës krahasuar me kimioterapinë standarde. Rezultatet vijnë nga studimi klinik ndërkombëtar, i publikuar në revistën prestigjioze shkencore "New England Journal of Medicine".

Studimi u drejtua nga onkologë ndërkombëtarë, përfshirë Eileen M. O’Reilly, dhe përfshiu 500 pacientë me adenokarcinomë duktale metastatike të pankreasit (mPDAC), të cilët kishin marrë më parë trajtime kundër sëmundjes. Pacientët u ndanë në mënyrë rastësore në dy grupe: 248 prej tyre morën "daraxonrasib", ndërsa 252 pacientë u trajtuan me kimioterapi sipas zgjedhjes së mjekëve.

Rezultatet kryesore të studimit tregojnë se pacientët që morën "daraxonrasib" patën një mbijetesë mesatare prej 13,2 muajsh, ndërsa ata që morën kimioterapi patën një mbijetesë mesatare prej 6,7 muajsh. Rreziku i vdekjes ishte gjithashtu dukshëm më i ulët te grupi që mori ilaçin e ri.

"Daraxonrasib" tregoi përfitime edhe në kontrollin e përparimit të sëmundjes. Pacientët që morën "daraxonrasib" jetuan mesatarisht 7,2 muaj pa përkeqësim të kancerit, ndërsa ata që morën kimioterapi rreth 3,6 muaj. Kush e krijoi ilaçin? Studimi u mbështet financiarisht nga kompania bioteknologjike "Revolution Medicines", e cila krijoi "daraxonrasib".

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/26/hap-i-ri-ne-luften-kunder-kancerit-te-pankreasit-pilula-e-re-rrit-jetegjatesine-e-pacienteve/
— Redaksia ZHURMA

Komentet