Hajrizi ftohet nga Foda për dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve
Kreshnik Hajrizi është bashkuar me Kombëtaren e Kosovës në Kampin Nacional në Hajvali, pas mungesës në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor shkaku i lëndimit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi është rikthyer te Kombëtarja e Kosovës pas një lëndimi të gjatë që e la jashtë fushave në muajt shtator dhe tetor, duke marrë ftesën nga selektori Franco Foda për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Futbollisti mori pjesë në stërvitjet e mbajtura në Kampin Nacional në Hajvali, prej nga u shpreh për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. «Kthimi im është një kënaqësi e madhe, shyqyr tash prej lëndimit krejt janë shku mirë. Stërvitja ka shku shumë mirë, po e përgatisim lojën shumë mirë, si gjithë ekipi njihet shumë mirë, atmosfera është e mirë. Ndryshe është të luajmë në shtëpi, para tifozëve tonë, është ma mirë për ne, shpresojmë në një lojë të mirë me tre pikë», u shpreh ai.
Dardanët do të ballafaqohen fillimisht me Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë, kurse tri ditë më vonë do të luajnë në udhëtim kundër Irlandës në Dublin. Kosova ka pesë pikë nga katër ndeshjet e para në Grupin B3, ku Austria udhëheq me tetë pikë, Irlanda renditet e treta me po aq pikë sa Kosova, ndërsa Izraeli mbyll renditjen me dy pikë.