Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Grua theret me thikë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Pse u sulmua gruaja me mjet të mprehtë në kryeqytet më 10 qershor?

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Një grua ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 qershor 2026, rreth orës 11:20.

Grua theret me thikë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Foto: Wikimedia Commons

"Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar", thuhet në raport. Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe ka pranuar trajtim mjekësor psikiatrik.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një mjet i mprehtë, i cili dyshohet se është përdorur gjatë sulmit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Burim: Zëri, http://www.zeri.info/kronika/626227/theret-me-thike-nje-grua-ne-prishtine-arrestohet-i-dyshuari/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme