Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Gold AG me imazhin e Adem Jasharit në Marshin për Liri

Reperi Gold AG është shfaqur në Marshin për Liri i veshur me një bluzë me imazhin e Adem Jasharit dhe logon e UÇK-së.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Reperi Gold AG i është bashkuar “Marshit për Liri” të mbajtur në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, duke ndarë fotografi nga protesta në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Gold AG me imazhin e Adem Jasharit në Marshin për Liri
Foto: veriu.info

Artisti është shfaqur mes qytetarëve i veshur me një bluzë me motive patriotike, ku në pjesën e përparme ishte i stampuar imazhi i komandantit legjendar Adem Jashari, ndërsa në pjesën e pasme shkruante “Jam Historia veç me 3 shkronja” së bashku me logoja e UÇK-së.

Ky tubim u organizua nga platforma “Liria ka Emër” në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme