Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Gjykata e Tiranës liron protestuesit e ndaluar pas protestës

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar pas protestës, duke e cilësuar arrestimin e tyre të paligjshëm.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar pas protestës së zhvilluar në Tiranë. Trupa gjykuese e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre dhe nuk ka caktuar asnjë masë sigurie ndaj protestuesve. Ata ishin ndaluar pasi dyshohet se tentuan të bllokonin qarkullimin e automjeteve në zonën e Zogut të Zi gjatë protestës.

Gjykata e Tiranës liron protestuesit e ndaluar pas protestës
Foto: albeu.com

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, kundërshtimit të punonjësit të rendit publik, mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, prishjes së qetësisë publike dhe nxitjes së të miturve për të kryer krim.

Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme