Zhurma Press E Diel · 30 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:29 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
04:29 Kryetari Haliti inspekton punimet e infrastrukturës në dy fshatra të Vitisë04:24 Skandal mes Jozit dhe Edi Kuçit: TikTok shpërthen me pretendime për përleshje fizike04:19 Tërmet me magnitudë mbi 4 Richter godet jug të vendit, epiqendër Himarë04:14 Kryeministri Kurti pritet me boksieren Donjeta Sadikun pas medaljes së artë në Taranto …04:09 Kurti mblidh 70 përfaqësues nga Lugina, kërkon zbllokimin e 2.1 mln euro03:55 Tre sulme fizike dhe kërcënim me armë në Tetovë dhe Gostivar brenda 24 orëve03:49 Dua Lipa mahnit me pamjen e re në Vogue Italia03:44 KEDS njofton ndërprerje rryme të dielën 30 gusht 2026 vetëm në Gjilan03:39 FSHF dënon dhunën e Alban Xhaferit ndaj asistentit të arbitrit pas Elbasani-Vllaznia03:34 Vetaksident në rrugën Zhur–Dragash, vetëm dëme materiale
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa MKD

Kush zhvillon takimin për Shkupin më të shëndoshë?

Kryetari i Shkupit dhe ministri i Mjedisit Jetësor përprojekte ekologjike me qëllim të Shkupit më të shëndoshë

Redaksia ZHURMA 22:14 Përditësuar 17:20 1 min lexim
Kush zhvillon takimin për Shkupin më të shëndoshë?
FOTO · Foto: Karpoš, Skopje, Makedonija / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, sot zhvilluan takim pune kushtuar disa temave të rëndësishme që lidhen me mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor në kryeqytet. Kryetari përmes një postimi në Fejsbuk sonte informoi se në takim ishin konfirmuar sfidat dhe mangësitë konkrete për çka në periudhën e ardhshme do të punohej bashkë dhe të koordinuar.

Ne i kushtuam rëndësi të veçantë përfundimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza, një nga projektet më të rëndësishme mjedisore për Shkupin, i cili do të mundësojë lum Vardar më të pastër, mbrojtje më të mirë të ujërave nëntokësore dhe mjedis më të shëndoshë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, theksoi kryetari i komunës.

Në takim u bisedua edhe për projekte të reja të përbashkëta që përfshijnë rregullimin dhe pastrimin e shtretërve të lumenjve, kanaleve dhe pikave kritike përgjatë qytetit, me qëllim të mbrojtjes më të mirë nga vërshimet, siguri më e madhe dhe Shkup më i pastër, më i rregulluar dhe më i shëndoshë.

Gjorgjievski theksoi se me rëndësi të jashtëzakonshme është mbështetja që merret nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe nga Qeveria. “Jam i bindur se përmes punës së përbashkët, të përgjegjshme dhe të koordinuar do të arrijmë rezultate konkrete dhe të dukshme në interes të të gjithë banorëve të Shkupit.

Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/takim-i-gjorgjievskit-dhe-hoxhes-per-projekte-ekologjike-me-qellim-te-shkupit-me-te-shendoshe/

— Redaksia ZHURMA

Komentet