Gjendet në Prishtinë personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj
Një 31-vjeçar nga Ferizaji, i cili ishte raportuar i zhdukur ditë më parë, është gjetur shëndosh e mirë në Prishtinë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
FERIZAJ — Një person 31-vjeçar, i cili ishte larguar nga shtëpia e tij në Ferizaj pa u kthyer, është gjetur në Prishtinë pas kërkimeve katërditore. Sipas familjarëve, ai ishte larguar nga banesa me datën 10.11.2026, ndërsa zhdukja e tij ishte denoncuar zyrtarisht në stacionin policor më 11.11.2026.
Policia ka konfirmuar se personi i raportuar është gjetur më 15.11.2026, rreth orës 01:30, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer pranë familjes së tij. Për këtë ngjarje janë njoftuar menjëherë Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori kompetent, të cilët po vazhdojnë trajtimin e rastit.