GAP: Qeveria lë pa shpenzuar 525.4 milionë euro për investime kapitale
Instituti GAP publikon të dhënat se ekzekutivi ka realizuar vetëm 30 për qind të buxhetit për investime gjatë nëntë muajve të parë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro të planifikuara për investime kapitale. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, deri në fund të shtatorit është realizuar vetëm 30 për qind e këtij buxhetit, ndërsa 525.4 milionë euro kanë mbetur të pashpenzuara.
Në njoftimin e institutit theksohet se investimet kapitale mbulojnë projekte në spitale, shkolla, rrugë dhe infrastrukturë tjetër me qëllim të zhvillimit ekonomik. Ndërkaq, instituti ka sqaruar se infografika paraqet vetëm realizimin nga Qeveria Qendrore, duke përjashtuar investimet në nivel lokal dhe grantet e përcaktuara të donatorëve. Sipas GAP-it, një pjesë e madhe e buxhetit të kapitaleve po përdoret për shlyerjen e obligimeve gjyqësore, përfshirë ato për kontratat kolektive.