ASK: Prodhimet blegtorale shënojnë rritje çmimesh prej 3.1 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e reja për tremujorin e tretë të këtij viti.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e tretë të vitit 2026. Sipas njoftimit të institucionit, është regjistruar një rritje e lehtë e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka shënuar rritje prej 3.1 për qind, ndërsa prodhimet bimore kanë pasur një ngritje prej 0.8 për qind. Në total, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 1.4 për qind. Të dhënat janë grumbulluar në tregje, ferma dhe vende të tjera, duke përfshirë grupe si drithërat, perimet, pemët, si dhe kategoritë blegtorale të bazuara në peshën e gjallë të kafshëve dhe prodhimet e tyre.