Zhurma Press E Shtunë · 03 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:05 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Fusha e re e stadiumit Air Albania drejt fazes finale dhe gati ne shtator

Impianti sportiv i Air Albania po i afrohet fazës finale të përgatitjeve me mbjelljen e barit natyral dhe pritet të jetë gati brenda muajit shtator.

Redaksia ZHURMA 17:38 Përditësuar 16:40 1 min lexim
Fusha e re e stadiumit Air Albania drejt fazes finale dhe gati ne shtator
FOTO · Foto: BalkanWeb / Fusha e re e stadiumit Air Albania Arkivi ZHURMA

TIRANË — Fusha e re e stadiumit “Air Albania” po hyn në fazën finale të përgatitjeve, ndërsa punimet për konsolidimin e sipërfaqes së lojës po vijojnë me ritme të mira. Pas mbjelljes së barit natyral, specialistët po kryejnë punimet e mirëmbajtjes së përditshme, që përfshijnë kositjen dhe mbledhjen e barit, ujitjen, si dhe monitorimin e vazhdueshëm të sipërfaqes për arritjen e parametrave optimalë.

Njëkohësisht vijon përdorimi i llampave speciale për ndriçimin e fushës, një proces që ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e barit natyral dhe në garantimin e kushteve të përshtatshme të terrenit. Punimet dhe procesi i mirëmbajtjes do të vijojnë gjatë javëve të ardhshme, ndërsa stadiumi synohet të jetë plotësisht gati gjatë muajit shtator.

Ky investim i Federatës Shqiptare të Futbollit vjen në kuadër të modernizimit të infrastrukturës sportive dhe përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21, që do të pritet nga Shqipëria në vitin 2027.

Burimet: BalkanWeb; ATSH; Bota Sot ; Sportekspres (klaster 4 outlets).

Komentet