kosove siguri

Çfarë dëshmoi stërvitja 'Combat Power 26' në Kroaci?

Si u përfaqësua Forca e Sigurisë së Kosovës në ushtrimin ndërkombëtar me pjesëmarrjen e mbi 3,000 ushtarakëve të NATO-s dhe partnerëve?

Çfarë dëshmoi stërvitja 'Combat Power 26' në Kroaci?
Foto: Wikimedia Commons

SLUNJ — Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përcjellë nga afër stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26” në poligonin ushtarak të Slunjit, në Kroaci. Në këtë aktivitet, me ftesë të ministrit kroat Ivan Anušić, morën pjesë mbi 3,000 ushtarakë kroatë dhe qindra pjesëtarë nga vende të NATO-s dhe partnerë si SHBA, Italia, Shqipëria dhe Rumania.

Republika e Kosovës u përfaqësua nga një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës me 45 ushtarakë. Ky grup ishte i organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike, duke përfshirë shoferë dhe kuzhinierë, të cilët sipas Maqedoncit dëshmuan profesionalizëm dhe disiplinë gjatë gjithë procesit.

Stërvitja, që zgjati 11 ditë, u zhvillua në terrene sfiduese me temperatura të larta. Gjatë këtij periudhe u demonstruan operacione të integruara luftarake ajrore dhe tokësore, ku u simuluan skenarë për mposhtjen e forcave armike për të rritur ndërveprueshmërinë dhe koordinimin mes forcave pjesëmarrëse.

Një element kyç i këtij ushtrimi ishte dëshmimi i vetëqëndrueshmërisë logjistike të FSK, veçanërisht në shërbimet e ushqimit. Maqedonci theksoi se, ndryshe nga viti i kaluar kur këto shërbime kryeshin operatorë privatë, tani FSK ka kapacitete organike që u mundësuan kuzhinierëve të ofrojnë mbështetje edhe për forcat partnere.

Pjesëmarrja në “Combat Power 26” shihet si një hap për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në misione ndërkombëtare. Ky bashkëpunim strategjik me Kroacinë synon rritjen e sigurisë rajonale dhe konsolidimin e miqësisë mes dy shteteve.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë ndodhi në bastisjen e Policisë në Skenderaj?
  2. Kush u bastis në Skenderaj pas ekspozimit të armës në rrjete sociale?
  3. Pse Kosova nuk duhet të humbasë kohë duke debatuar investimet amerikane?
  4. Si u shpëtua jeta e një 52-vjeçari pas infarktit masiv?

Vazhdo leximin