FSK bën homazhe në Prekaz në kuadër të Festave të Nëntorit
Gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nderojnë Kompleksin Memorial Adem Jashari.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë homazhe në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit. Veprimi u ndërmarr në shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën e familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Në njoftimin e lëshuar lidhur me këtik aktiviteti, është rikujtuar gjithashtu dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u shënua më 28 nëntor 1997 në Llaushë të Skenderajt, duke u cilësuar si një moment i rëndësishëm i organizimit dhe i rezistencës së armatosur për çlirimin e vendit.
«Përmes këtij nderimi, Forca e Sigurisë së Kosovës riafirmon respektin e përhershëm ndaj historisë së luftës për liri, sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës», theksohet në njoftim.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


