Sadete Tërnava fiton vendin e parë në orën letrare të Kamenicës
Poezia “Drojë andrrash” shpallet fituese në organizimin kushtuar 28 Nëntorit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Klubi Letrar “Nositi” në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës ka organizuar orën e madhe letrare në ambientet e Bibliotekës së qytetit në Kamenicë, kushtuar 28 Nëntorit – Festës së Flamurit. Në këtë ngjarje me karakter garues morën pjesë dyzet e tetë poetë nga të gjitha trevat shqiptare.
Juria profesionale e përbërë nga Baki Krasniqi, Arsim Halili dhe Musa Ahmetaj përzgjodhi krijimet më të dalluara. Vendi i parë iu nda poetes Sadete Tërnava për poezinë “Drojë andrrash”, vendi i dytë i theksua për Bujar Salihun me poezinë “Himerë”, ndërsa vendi i tretë i takoi Izet Kallabës për poezinë “Cila stinë më dogji mallin”.
Moderatorja Donjeta Kryeziu deklaroi se ky organizim unifikon festën e flamurit, festën e alfabetit dhe festat e nëntorëve të lirisë përmes fjalës së bukur artistike. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Afrim Dervishi, theksoi se fjala artistike bashkon qytetarët dhe se dëshmorët e atdheut kanë dhënë kushtrimin për liri.
Aktiviteti u mbështet nga Ndërmarrja “Vëllezërit Borovci” SHPK, kryetari i komunës Kadri Rahimaj dhe Drejtoria e Kulturës.


