Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Sa turistë mbërritën në Portin e Vlorës këtë të shtunë?

Gjatë kësaj fundjawe regjistrohet numri më i lartë i mbërritjeve, me 750 pasagjerë dhe rreth 200 autovetura që zbarkuan në qytet.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

VLORË — Gjithsej 750 pasagjerë dhe rreth 200 autovetura zbarkuan këtë të shtunë në Portin Detar të Vlorës, duke shënuar numrin më të lartë të regjistruar për fundjavat e këtij sezoni veror.

Sa turistë mbërritën në Portin e Vlorës këtë të shtunë?
Foto: Ferries at Vlora Port / Wikimedia Commons

Fluksi u nda në dy valë të mëdha të linjës Brindisi-Vlorë. Me tragetin e parë mbërritën 400 pasagjerë dhe 96 automjete, ndërsa me tragetin e dytë, që mbërriti në orët në vijim, zbarkuan rreth 350 pasagjerë dhe 100 automjete të tjera.

Përveç makinave të vogla, në port u regjistruan edhe një numër i lartë mjetesh të tonazhit të rëndë, përfshirë kamionë, autobusë dhe kampera. Ky volum i lartë i mbërritjeve reflekton ngarkesën maksimale të plazheve dhe restoranteve të qytetit gjatë fundjavave.

Burim: Gazeta Tema
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme