Zhurma Press E Diel · 16 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 11:23 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë SHQ

Eurostat: Shqipëria e treta në BE për numrin e shtetasve të kthyer

Si ndryshuan shifrat e kthimeve dhe cilat shtete anëtare dëbuan më shumë njerëz?

Redaksia ZHURMA 09:11 Përditësuar 07:15 1 min lexim
Eurostat: Shqipëria e treta në BE për numrin e shtetasve të kthyer
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet e treta mes vendeve të origjinës për nga numri i të rikthyerve, duke u radhitur menjëherë pas Turqisë dhe Gjeorgjisë.

Nga statistikat zyrtare rezulton se gjatë kësaj periudhe, 108.475 shtetas të vendeve jashtë bllokut morën urdhër për t’u larguar, por vetëm 34.550 persona u kthyen realisht. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, numri i urdhrave për largim pësoi një rënie prej 12.8%, ndërkohë që numri i kthimeve u rrit me 8.1%.

Në listën e kthimeve reale në vendet e origjinës, Turqia kryeson me 3.555 persona, e pasuar nga Gjeorgjia me 2.060 dhe Shqipëria me 2.050 shtetas, që përbëjnë 5.9% të totalit. Krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2025, numri i shqiptarëve të kthyer shënoi një rritje prej 4.6% në fillim të këtij viti.

Sipas raportit, 59.6% e kthimeve u kryen në mënyrë vullnetare, ndërsa 40.4% ishin të detyruara. Ndër shtetet e Bashkimit Evropian që regjistruan numrin më të madh të dëbimeve dhe kthimeve në vendet e treta janë Gjermania me 7.300 persona, Franca me 3.775 dhe Polonia me 2.660 persona të kthyer.

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm