Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Erion Veliaj transportohet me ambulancë nga burgu në spitalin Salus

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, është dërguar mesditën e sotme në një spital privat në kryeqytet.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Erion Veliaj, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, është shtruar mesditën e sotme në një spital privat në kryeqytet. Ai ka lënë qelinë në burgun e Durrësit dhe është transportuar me ambulancë në spitalin Salus, sipas burimeve për Dosja.al.

Erion Veliaj transportohet me ambulancë nga burgu në spitalin Salus
Foto: Wikimedia Commons

Ende nuk dihen arsyet e shtrimit të tij, nëse ka një problem shëndetësor, një vizitë rutinë apo një metodë për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Kjo pasi të gjitha shkallët e gjykatave në vend nuk kanë pranuar kërkesën e tij për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj përfundon në një spital privat. Disa muaj më parë, ai kreu një ndërhyrje kryesisht estetike për heqjen e lythave dhe pas disa orësh u rikthye në qeli i shoqëruar nga forca të shumta policie.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme