Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 16:28 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
16:27 Tragjedi në Indi: 21-vjeçarja zhduket pasi hidhet në lumë16:23 Gjesti flet në seancë pas kërkesës për pranimin e fajësisë16:17 PDK-ja mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar për seancën e 9 shtatorit16:13 Tragjedi në SHBA: Zjarri u merr jetën tre fëmijëve të familjes shqiptare16:03 Durmishi: S'ka të dhëna për bashkim kartel të blerësve bujqësorë15:57 Balla pret të dërguarin e Trump për partneritete globale15:52 Donald Trump shfaqet me flokë më të errët dhe ndez reagime15:43 Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës15:33 Granti gjerman për ndërmarrjen “Pastrimi” dështon sipas Përparim Ramës15:27 I dërguari i SHBA: Për shtetin Bektashi duhet të vendosë populli shqiptar
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Jetesa MKD

Epidemia e ujit në Gostivar bie — 190 pacientë sot nga 290 dje

110 pacientë të reja paraqitur në 24 orë

Redaksia ZHURMA 18:52 Përditësuar 16:19 1 min lexim
Epidemia e ujit në Gostivar bie — 190 pacientë sot nga 290 dje
FOTO · Foto: Ann ^ Robert H. Lurie Children's Hospital - panoramio / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

GOSTIVAR — Ka rënë dukshëm numri i pacientëve pas helmimit nga uji në Gostivar. Sipas Drejtorit të spitalit, në 24 orët e fundit janë paraqitur rreth 110 pacientë, ndërsa ka edhe nga ata që vijnë për të vazhduar kontrollet.

Në pediatri kemi 46 pacientë, kurse në infektologji 60. Këta janë pacientë të rinj, ndërsa rikontrolle kemi 24 në repartin infektiv dhe vetëm 9 në pediatri. Domethënë, kemi rezultate shumë të kënaqshme”, theksoi Emer Bajrami, drejtor i Spitalit të Gostivarit.

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha se trendi i epidemisë është në rënie. Nga informacionet e djeshme që kishte rreth 290 pacientë, sot janë rreth 190, tregoi ai. Siguroi se autoritetet po monitorojnë nga afër gjenjen shëndetësore të pacientëve.

“Ne vazhdojmë me mbështetje të të gjitha aktiviteteve epidemiologjike që janë të domosdoshme të vërtetohet kronologjia e ngjarjes, që pas disa herëve, të ndalojnë këto incidente në Gostivar, pasi ky nuk është rasti i parë, dhe duam të jetë rasti i fundit dhe të tregojmë se mund të funksionojmë në mënyrë adekuate”, pohoi Sasho Klekovski, Ministër i Shëndetësisë.

Klekovski kërkoi që të mos ketë “përfitues” nga epidemia, duke u bërë thirrje mjekëve që nuk janë epidemiologë ose specialistë të sëmundjeve infektive të mos japin këshilla dhe opinione të ndryshme për situatën. Sipas tij, nuk ka virus që nuk mund të zbulohet, por më e rëndësishmja është që të ndiqen rekomandimet dhe uji të mos konsumohet ende.

Përndryshe, pacientët e parë me simptoma helmimi në Gostivar u paraqitën më 14 korrik, ndërsa dy-tre ditë më pas numri i tyre arriti deri në 600 pacientë në ditë. Ata kishin të vjella, diarre dhe dhimbje barku.

Burim: TV21

— Redaksia ZHURMA

Komentet