Enti Shtetëror i Revizionit pranon propozime deri më 1 dhjetor
Institucionet dhe shoqatat mund të dorëzojnë propozime për kontrolle deri në muajin dhjetor.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Institucionet, organizatat dhe shoqatat e ndryshme në Maqedoninë e Veriut kanë afat deri më 1 dhjetor për të dorëzuar propozimet e tyre pranë Entit Shtetëror të Revizionit. Ky proces ka për qëllim përfshirjen e publikut dhe avancimin e transparencës në përcaktimin e prioriteteve për kontrollet që do të realizohen gjatë vitit 2027. Të interesuarit mund të sugjerojnë tema, projekte, institucione, subjekte ose fusha të ndryshme ku vlerësohet se ekziston interes publik për kryerjen e revizionit shtetëror.
Dorëzimi i këtyre propozimeve mund të kryhet përmes ueb-faqes zyrtare ose adresës elektronike të ESHR-së. Të gjitha propozimet e pranuara do të shqyrtohen për t'u përfshirë në Programin Vjetor të Punës për vitin 2027, ndërsa paraprakisht ato kërkojnë miratimin nga kryerevizori shtetëror dhe dorëzimin në Kuvendin e RMV-së deri në fund të dhjetorit.